ROLI I SHQIPTARËVE NË REVOLUCIONIN XHONTURK
Kërkesat dhe lufta e shqiptarëve për autonomi nuk kishin pushuar që nga vitet e tridhjeta të shekullit të XIX, kur ka nisur Lëvizja Kombëtare Shqiptare, por Porta e Lartë në vazhdimësi ka mohuar kombin shqiptar, duke e njëjtësuar atë me përkatësinë fetare dhe duke mos përfillur kërkesat për autonomi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila synonteautonominë territoriale e administrative të Shqipërisë, me kërkesën kryesore të bashkimit të të gjitha vilajeteve të banuara me shumicë shqiptare në një, u shua me gjak nga regjimi absolutist i Sulltan Hamidit II. Të pakënaqur me një regjim të tillë, lindi dhe u forcua Lëvizja Xhonturke?, e cila u mbështet edhe nga popujt tjerë joturq, kurse në këtë lëvizje rol me rëndësi luajtën shqiptarët, të cilëve“përvoja e lëvizjes kombëtare e viteve të fundit u tregoi se një nga rrugët për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të sulltanit dhe vendosja e një rendi kushtetues, që të njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur”.
Shumë personalitete shqiptare hynë në bashkëpunim meLëvizjen Xhonturke, e cila fillimisht veprimtarinë e saj e ushtronte jashtë vendit, kurse sipas dr. Ramiz Abdylit, ndër shqiptarë, i pari që organizoi një grup opozitar me synim përmbysjen e sundimit despotik të Sulltan Abdyl Hamidit II, ishte dr. Ibrahim Temo nga Struga, i cili e formoi organizatën e tij n ë Shkollën e Lartë të Mjekësisë në Stamboll, ku kishte përfshirëedhe
zëvendësdrejtorin e kësaj shkolle, shqiptarin Rifat Bej Leskoviku. Ky grup më vonë me sukses do të udhëhiqte Revolucionin e Korrikut të vitit 1908. Një pohim të tillë e mbështet edhe nga studiuesi Jozef von Hamer, që Temon e konsideron një ndër themeluesit kryesorë të Komitetit “Bashkim e Përparim” , por edhe nga autorët e “Historisë së Popullit Shqiptar”
Turqit e rinj ishinkundërshtarë të autonomisë së popujve të shtypur, nuk merrnin në konsideratë çështjen kombëtare, që ishte problemi themelor në Perandorisë multietnike Osmane. Ata vazhduan të mbështeteshin në osmanizmin, panturkizmin dhe panislamizmin, por me gjithë këtë, turqit e rinj dhe shqiptarët në të gjitha këto dallime kishin një qëllim që i bashkonte e ai ishte lufta kundër absolutizmit të sulltanit.
Sipas AbazMullait, turqit e rinj nuk e pranonin dhe nuk e kuptonin luftën e popujve të shtypur në Perandori për liri nacionale. Duke qenë në pozita për mbrojtjen e tërësisë së Turqisë, ata i hidhnin poshtë kërkesat për vetëvendosje, për autonomi e për pavarësi të popujve të tjerë.
“Ndryshe nga turqit, shqiptarët me përmbysjen e regjimit të Abdyl Hamitit II synonin të siguronin autonominë dhe të hiqnin qafezgjedhën turke.”
Sipas dr. Kristaq Priftit, në këtë lëvizje u përfshinë mjaft veprimtarë shqiptarë si: Ismajl Qemajli, Ibrahim Temo, Nexhip Draga, Shahin Kolonja, Dervish Hima, Kadri Hoxhë Prishtina (Shkupi)?, Jashar Erebara, Hamdi Ohri, Murat Toptani, Irfan Ohri, Mid’hat Frashëri e veprimtarë të tjerë, të cilët luajtën rol të rëndësishëm në të. Sipas Charles dhe Barbara Jelavich, suksesi irevolucionit të turqve të rinj ngriti shpresa të mëdha midis
nacionalistëve shqiptarë, andaj shumë shqiptarë, duke përfshirë Ismajl Qemalin, morën pjesë në organizmin e revoltës në Bitola? që ishte një nga qendrat kryesore.
“Qysh në vitet 1896-1897, kur shoqëria “Bashkim e Përparim” nuk kishte ngritur ende organizatat e saj në Rumeli, falë ndihmesës së degës së Kostancës, të kryesuarnga dr. Ibrahim Temoja dhe veprimtarëve të tjerë shqiptarë, ajo arriti të shtrinte ndikimin e vet në Shkodër, Durrës, Manastir, Ohër, Strugë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Korçë, Starovë, Berat, Janinë dhe në qendra të tjera”.
Në kongresin e Parisit, përfaqësuesit shqiptarë më Ismajl Qemalin në krye, sikundër edhe përfaqësuesit e tjerë joturq u rreshtuan përkrah princ Sabahudinit, për të mbrojtur…